Java fillon me vranësira dhe diell, por mësoni se kur do të rritën temperaturat

Kosova

Java fillon me vranësira dhe diell, por mësoni se kur do të rritën temperaturat

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Të hënën një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, ku mbi vendin ynë pritet të sjellë vransira, ndërsa nga veriu i kontinentit do të depërtojnë rryma të ftohta ajrore, që do të mbajnë temperaturat afër vlerave normale.

Nga dita e martë fusha të presionit të lartë nga Europa qëndrore do të zhvendosen mbi rajon, që do të favorizojnë përmirësim të motit me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

7.10 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull.

8.10 – Paradite pjesërisht vranët. DItën kryesisht me diell.

9.10-10.10 – Më ngrohtë, ditën e mërkurë kryesisht me diell. Ditën e enjte, pjesërisht vrantë, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu.

11.10 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Ditën priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 16C, e nga dita e mërkurë do të rriten në 21C deri 22C.

Në fillim të javës do të fryejë erë verilindore 3-9m/s, e nga e mërkura nga krahu jugor 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat