Sindikalistët kërkojnë që institucionet shëndetësore të Kosovës ta ndihmojnë Shqipërinë

Kosova

Sindikalistët kërkojnë që institucionet shëndetësore të Kosovës ta ndihmojnë Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me anë të një komunikate shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve dhe lëndimeve të pësuara të popullatës shqiptare.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  bënë apel tek të gjitha Institucionet Shëndetësore relevante e veçanërisht Ministria e Shëndetësisë që të vë  kontakt sa më të shpejtë me Institucionet Shëndetësore të Shqipërisë me qëllim të ofrimit të ndihmës së mundshme shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

FSSHK-së  në çdo kohë dhe çdo moment është e gatshme të ofrojë potencialin e vet njerëzor me qëllim të ofrimit të ndihmës për popullatën tonë.

“Ne po tentojmë që vazhdimisht të jemi në kontakt me sindikatat simotra nga Shqipëria me qëllim të grumbullimit të informatave të sakta”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat