Vushtrri, Inspektoriati liron dy prona publike të uzurpuara

Kosova

Vushtrri, Inspektoriati liron dy prona publike të uzurpuara

Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:52
Vushtrri

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Vushtrrisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Kompaninë “KRU UNITETI”, kanë vazhduar me rrënimin e objekteve pa leje dhe lirimin e pronave publike të uzurpuara.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Inspektoriati i Komunës së Vushtrrisë sot ka liruar dy prona publike të uzurpuara në Rrugën “Gjergj Kastrioti” dhe në Rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Andaj në këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë për çdo aktivitet të jashtë ligjshëm, në mënyrë që të ketë rend dhe ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat