Sot në fshatin Llugë të Besianës iu dha lamtumira e fundit Nazmi A. Bulliqit, babait të deputetit të Kuvendit të Kosovës, prof. Shpejtim Bulliqit

Kosova

Sot në fshatin Llugë të Besianës iu dha lamtumira e fundit Nazmi A. Bulliqit, babait të deputetit të Kuvendit të Kosovës, prof. Shpejtim Bulliqit

Nga: Rexhep Elezaj Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 19:39
Pamje nga varrimi

Sot në varrezat e fshatin Llugë të Besianës (Podujevë), në praninë e familjarëve, miqve dhe qindra qytetarëve iu dha lamtumira e fundit, Nazmi (Avdullah) Bulliqit, babait dhe prindit të Prof. Dr. Shpejtim Bulliqit, në të cilën ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Në fshatin Llugë afër Besianës kishin ardhur sot nga të gjitha anët e Kosovës, miq, dashamirë, farefis dhe bashkëvendës për t’iu shpreh ngushëllimet e tyre familjes Bulliqi me rastin e vdekjes së gjyshit, prindit  dhe më të dashurit të tyre, Nazmi A. Bulliqit, i cili ndërroi jetë dje në moshën 76 vjeçare.

Për të marrë pjesë në përcjelljen e tij në amshim, kishin ardhur figura të shquara nga UP-së, nga arsimi dhe politika, si deputeti Mefail Bajçinovci, ish deputeti dhe aktivisti i çështjes kombëtare, z. Ali Lajçi nga Peja, gazetari i RTK-së, Zekë Sinanaj, anëtari i Komisionit për mbikëqyrjen e kufirit, ing. Avdi Gjonbalaj, imami i shquar nga Jabllanica e Pejës bashkë me disa vendas, Mulla Sadri Zekaj, imami nga Drenasi, mulla Osman Musliu, si dhe shumë intelektualë, arsimtarë dhe aktivistë tjerë nga e gjithë Kosova.

Nga treva e Rugovës së Pejës kishin ardhur për ngushëllime dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Prof. Shpejtim Bulliqit, si dhe në shenjë respekti dhe mirënjohje të pafund për kontributin e madh që Prof. Bulliqi e ka dhënë në mbrojtjen e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, ku siç dihet kjo trevë shekullore i ka humbur mbi 8300 hektarë toka me fajin e 80 deputetëve të legjislaturës së gjashtë, siç ishin pleqtë Bajram Nikçi, Arif Ibërdemaj (afër 90 vjeçar), z Ali Ibërdemaj, Brahim Beqiraj, Prof. Bashkim Lajçi, Prof. Avdi Shkreli, Jeton Lajçi si dhe autori i këtij shkrimi.

Image

Prof. Dr. Shpejtim Bulliqi, tek banorët e trevës së Rugovës gëzon një respekt të lartë, sepse gjatë tri viteve derisa Rugovasit bënim demonstrata dhe rezistencë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ishte Prof. Sh. Bulliqi së bashku me Prof. Florim Isufin, të cilët u kanë qëndruar afër dhe i kanë mbështetur kërkesat e banorëve të trevës së Rugovës, që Malit të Zi mos t’i falën me mijëra hektarë toka shekullore të kësaj treve heroike!

Babait të Prof. Shpejtim Bulliqit, Nazmiut, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ndërsa familjes së tij edhe njëherë iu shprehim ngushëllime tona më të thella!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat