Edhe të premten mot pranveror në Kosovë, në fundjavë dimri tenton edhe një rikthim

Kosova

Edhe të premten mot pranveror në Kosovë, në fundjavë dimri tenton edhe një rikthim

Më: 12 mars 2020 Në ora: 18:43
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme temperaturat maksimale shënuan 21C, e në lindje të vendit edhe 22C. Temperatura të ngjashme priten edhe ditën e premte, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “më vonë, të premten mbrëma, fronti ftohtë nga veriu i kontinentit do të afrohet mbi vendin tonë e gjatë ditës së shtunë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, e nga orët e pasdites dhe në mbrëmje reshje shiu”.

Sipas PW, reshjet e shiut më vonë, natën e së shtunës, mund të shndërrohen edhe në reshje bore, që pritet të vazhdojnë edhe ditën e diel të përziera edhe me shi.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë do të zbresin edhe në vlera të mira, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 13-14 mars:

13.03.2020 – Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Ditën do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s, e në mbrëmje mesatarisht e fuqishme nga verilindja 8-14m/s. Indeksi UV: 5.

14.03.2020 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Pasdite me riga lokale shiu, e në mbrëmje reshje shiu, që më vonë gjatë natës mund të shndërrohen edhe në reshje bore. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat