Selmani: Qytetarët të mos bëjnë panikë – Kosova nuk ka probleme të furnizimit me miell

Kosova

Selmani: Qytetarët të mos bëjnë panikë – Kosova nuk ka probleme të furnizimit me miell

Më: 15 mars 2020 Në ora: 17:03
Muhamet Selmani

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës Muhamet Selmani, ka folur rreth gjendjes me furnizim me miell.

Ai në konferencën për media të mbajtur nga zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, tha se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik, pasi Kosova është e furnizuar mjaftueshëm me miell.

“Bëjë thirrje që qytetarët të ulin panikut që kanë për furnizim me miell. Janë 33 prodhues të miellit në Kosove. Nuk është shqetësimi tek furnizimi me miell, por tek koha e shndërrimit të grurit në miell, kapacitetet e tyre janë të limituara. Mos bëni radhë të gjata për të marrë miell, sepse kjo krijon panik dhe nuk është mirë. Do të ketë lehtësim për furnizim me grurë. Bllokada nuk ka. Unë besoj që fabrikat e miellit do të jenë në nivelin e gatishmërisë. Ata kanë ngritur kapacitetet e tyre si me prodhim ashtu edhe me punëtorë “- tha Selmani.

Në këtë konferencë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, i bëri thirrje Qeverisë që të lejojë punën tek ato biznese ku ndalimi i punës nuk parashihet me ligj.

“Kjo është faza e parë e masave për të tejkaluar fazën emergjente pastaj do të ulemi për të folur me masat e tjera pasi të shohim se çfarë pasoja ka. Bizneset dhe komunat duhet të zbatojnë vendimin e qeverisë, kur them të zbatojnë e nënkuptojmë me lejimin e veprimtarisë për ato biznese kur nuk parashihet me ligj. Janë ndaluar kafiteritë, restaurantet dhe pabet, por pjesa tjetër duhet të punojë, dhe ato duhet të mos mbyllen. Kemi pasur probleme edhe tek shërbimet bazike. Sot në mëngjes më ka thirrur drejtori i KEDS-it, dhe më ka thënë se e ka shumë problem të organizojë një numër të punëtorëve, njëjtë ka ndodhur në KEK dhe KOSTT. Apel për bizneset duhet të marrin masat e duhura për tu mbrojtur nga kjo situatë “ tha Rukiqi.

Ndërkaq kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, tha se bizneset duhet t’i furnizojnë konsumatorët dhe të mos e shfrytëzojnë rastin për të ngritur çmimet.

Shahini shtoi se gjendja nuk është dhe aq alarmante prandaj edhe konsumatorët nuk duhet të bëjnë panik.

“ Aleanca Kosovare e Biznesit ka paraqitur disa kërkesa që i ka inkorporuar këtu që të kalohet situata emergjente. Bizneset ti furnizojnë më lehtë për konsum të përgjithshëm Bëj apel që edhe bizneset të mos e shfrytëzojnë këtë rast. Edhe konsumatorët nuk duhet të krijojnë panik. Nuk është situata alarmante ashtu edhe si po mendojmë. Psh. Para disa dite kemi pasur rezerva ditore, tani po duam ti kemi rezervat vjetore. Ne i kemi bërë propozimet tona për furnizim me produkte nga importi dhe produktet vendore. Domethënë të kemi furnizim të rregullt. Punëtorët duhet të paraqiten në vendin e tyre të punës aty ku lejohet puna dhe të jenë në nivel të detyrës “- tha Shahini.

E Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, tha se bizneset duhet të lejohen tw punojnw pasi sipas tij disa punw nuk kryhen nga shtwpia.

“Jam i gëzuar që për afro dy apo tre ditë jemi afër marrjes së një vendimi për bizneset. Kemi shprehur shqetësimin e bizneseve lidhur me vendimin e qeverisë të ditës së premte, sepse jo të gjitha punët mund të ndalohen dhe jo të gjitha punët mund të kryhen nga shtëpia siç është ndërtimaria, tregtia, sektori bankar. Këto punë nuk mund të kryhen nga shtëpia. Prandaj kërkojmë nga Qeveria qartësimin e vendimit. Ne jemi këtu për të dhënë rekomandime në lehtësimin e punës dhe bashkëpunimit dhe komunikimin mes njëri-tjetrin “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat