​Studentët e UP-së krijojnë ueb hartë informuese për koronavirusin në Kosovë - Bota Sot
​Studentët e UP-së krijojnë ueb hartë informuese për koronavirusin në Kosovë

Kosova

​Studentët e UP-së krijojnë ueb hartë informuese për koronavirusin në Kosovë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 22:31
Hartë informuese

Studentët e programit “Gjeodezi” në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë krijuar ueb hartën që do t’i ndihmojë qytetarëve në informim të saktë dhe në kohë reale për dukurinë e shpërndarjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

Duke pasqyruar të gjitha qytetet e Kosovës, ueb harta e lansuar në ueb faqen zyrtare të UP-së tregon numrin e saktë të qytetarëve të prekur nga ky virus.

Asistenti i lëndës, Milaim Sylka, tha që me anë të kësaj harte, duan të japin kontributin e tyre për qytetarët, duke i informuar në mënyrë praktike e të thjeshtë për shpërndarjen e pandemisë në vendin tonë.

“Qëllimi i krijimit të një ueb-harte të këtillë me studentët e gjeodezisë është pasqyrimi apo komunikimi i një dukurie që ka të bëjë me mjedisin tonë hapësinore tek një lexues apo përdorues i saj” tha Sylka.

Sipas një komunikat e të UP-së, ueb-harta është realizuar gjatë ligjëratave virtuale në kuadër të lëndës "Ueb Hartografi" në programin baçelor të drejtimit “Gjeodezi”, të udhëhequr nga prof. dr. Bashkim Idrizi.

“Kjo hartë është krijuar duke u bazuar në softuerë me burime të hapura (open source). Hartën mund ta gjeni duke klikuar këtu ose në ballinën e ueb faqes së UP-së: www.uni-pr.edu Në situatën aktuale të krijuar nga pandemia e koronavirusit, Universiteti i Prishtinës bënë thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat