Publikohen emrat e fituesëve në kampanjën shpërblyese të KOK-ut, “Rri n’Shpi, Bëj Sport, Kënaqu…Fito”

Kosova

Publikohen emrat e fituesëve në kampanjën shpërblyese të KOK-ut, “Rri n’Shpi, Bëj Sport, Kënaqu…Fito”

Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ka përfunduar sot kampanja digjitale shpërblyese e Komitetit Olimpik të Kosovës e filluar më 2 prill.

Kampanja u realizua në shënimin e 6 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Pjesëmarrësit në lojën shpërblyese është dashur të dërgojnë foto dhe video atraktive nga shtëpia, duke pozuar me letër të bardhë, e cila simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.

Tri videot më të mira në bazë të pëlqimeve të marra në faqen zyrtare të KOK-ut në Facebook janë: Mirland Gashi (vendi i parë), Festim Gashi (vendi i dytë) dhe Erudit Rysha (vendi i tretë), të cilët do të fitojnë shpërblimet në vlerë 300 Euro, 200 Euro dhe 100 Euro.

Tri fotot me më së shumti pëlqime të marra në faqen zyrtare të KOK-ut në Instagram, janë: M edina Fejza (vendi i parë), Lyra Pireva (vendi i dytë) dhe Faton Mustafa (vendi i tretë), të cilët do të fitojnë çmimet në vlerë: 150 Euro, 100 Euro dhe 50 Euro.

KOK ka marrë parasysh parregullësitë e bëra me pëlqime, dhe për këtë arsye nuk i ka llogaritur ato, derisa disa foto dhe video janë fshirë paraprakisht.

KOK falënderon të gjithë ata pjesëmarrës që iu bashkuan kampanjës e numri i të cilëve shkoi në rreth 5 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat