Kryetari Gashi me pamje nga qyteti i Obiliqit; falenderon qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e virusit

Kosova

Kryetari Gashi me pamje nga qyteti i Obiliqit; falenderon qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e virusit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 21:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me pamje nga qyteti i Obiliqit, ka falenderuar qytetarët për respektimin e vendimeve dhe rekomandimeve të MSH-së, duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dalin nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.

Postimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Bashkëqytetarë të nderuar,

Kjo pamje e qetë dhe stabile e qytetit të Obiliqit, është tregues i vetëdijes së lartë qytetare nga ana e juaj, e kuptoj se situata në të cilën ndodhemi është e panjohur më parë, por ju siguroj se të gjithë antarët e shtabit emergjent,po bëjmë përpjekje maksimale në menaxhimin dhe parandalimin e këtij armiku të padukshëm.

Duke ju uruar fundjavë të mbarë, shprehi mirënjohjen dhe falenderimin tim për të gjithë qytetarët e Obiliqit, të cilët po respektojnë kufizimin e lëvizjes sipas vendimeve dhe udhëzimeve të MSH-së.

Ju bëjë thirrje të sinqertë që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dilni nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.

Ne jemi në shërbimin tuaj 24 orë, stafi Policor dhe stafi i QKMF-së në detyrë, u jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre, ju mund të lehtësoni punën e tyre duke qëndruar në shtëpi.

Është kaq e thjeshtë, por shpëton jetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat