“Besa për Kosovën” nis ndihmat për komunën e Kamenicës

Kosova

“Besa për Kosovën” nis ndihmat për komunën e Kamenicës

Më: 18 prill 2020 Në ora: 10:38
“Besa për Kosovën”

400 pako ushqimore dhe higjienike, janë nisur nga Prishtina për në komunën e Kamenicës, për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura me COVID-19, të cilat u mundësuan nga Rrjeti i parw i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se kanw qëllim përkrahjen e familjeve në nevojë dhe mbrojtjen e vendeve të punës në Kosovë.

Ai deklaroi se sot po ndihmohet komuna e Kamenicës me 400 pako ushqimore dhe higjienike, për të vazhduar pastaj me komuna tjera.

“Jemi duke i mbledhur fondet në diasporë pastaj me prodhime të Kosovës, jemi duke i ndihmuar familjet në nevojë. I kemi dy qëllime edhe t’i mbrojmë vendet e punës në Kosovë, por edhe t’i përkrahim familjet që kanë nevojë për ushqim…Sot jemi duke i dorëzuar 400 pako në komunën e Kamenicës dhe do të vazhdojmë të dërgojmë pako ushqimore që sa do pak të zbusim rastet sociale, që kanë nevojë jashtëzakonisht shumë”, thotë Panxha.

I pari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, bëri të ditur se deri tash kanë mbledhur mbi 30 mijë euro nga diaspora, derisa i bëri thirrje bashkatdhetarëve të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë fushatë.

“Ju bëj apet të gjithë diasporës, në qoftë se kanë mundësi të kontribuojnë, në këtë fushatë di të jetë shumë e mirëseardhur. Kemi mbledhur mbi 30 mijë euro deri tash, një pako kushton 26 euro e cila i ka të gjitha produktet esenciale, që janë për një familje 4 anëtarëshe për 2 jave”, thotë Panxha.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, është fushatë humanitare për mbledhjen e fondeve kryesisht nga diaspora, për të ndihmuar familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe njëkohësisht për të mbështetur prodhuesit vendorë, duke qenë se produktet e këtyre pakove janë 100% “Made in Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat