Klinës po i shtohet bukuria, vazhdon rregullimi i shtratit të lumit Drin

Kosova

Klinës po i shtohet bukuria, vazhdon rregullimi i shtratit të lumit Drin

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:15
Klina

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se po vazhdon rregullimi i shtratit lumit Drin.

“Shumë i lumtur të shoh një pamje kaq të bukur nga lumi Drini i Bardhë, ku punimet për rregullimin e shtratit të lumit po vazhdojnë, ndërsa përveç hapësirave rekreative e pamjes së bukur, do të krijohen mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit dhe evitimin e vërshimeve”.

Shkrimi i plotë:

Shumë i lumtur të shoh një pamje kaq të bukur nga lumi Drini i Bardhë, ku punimet për rregullimin e shtratit të lumit po vazhdojnë, ndërsa përveç hapësirave rekreative e pamjes së bukur, do të krijohen mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit dhe evitimin e vërshimeve.

Punimet po realizohen nga “Ura e Haxhisë” deri te rruga Pejë – Prishtinë, kurse projekti është financim i Ministrisë së Mjedisit, ndërsa punimet po realizohen nga kompania “Mirusha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat