Rastet e fundit me koronavirus në Vushtrri, familjarë të të ardhurve nga Suedia

Kosova

Rastet e fundit me koronavirus në Vushtrri, familjarë të të ardhurve nga Suedia

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Nga dhjetë rastet e reja që u konfirmuan sot me koronavirus në Kosovë, katër janë nga komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri deklaroi se rastet e reja janë familjarë të të ardhurve nga Suedia, që u konfirmuan ditë më parë me COVID-19.

“Sot nga Qyteti i Vushtrrisë janë testuar 12 qytetarë për Covid 19. Nga këto testime, 4 kanë rezultuar pozitiv, që janë raste kontakti (familjar) të dy rasteve të ardhur nga Suedia që rezultuan pozitiv para pak ditësh!”, shkroi Tahiri në Facebook. I pari i Vushtrrisë deklaroi se s’ka vend për panik dhe se situata është nën menaxhim. “Për të gjithë ne është e dhimbshme rikthimi i virusit në qytetin tonë, por nuk ka vend për panik, Shtabi Emergjent e ka situatën në kontrollë. Ne duhet të mësohemi të përshtatemi me virusin në mesin tonë dhe të mbrohemi nga infektimi duke mbajtur distancën dhe duke ju përmbajtur masave të rekomanduara nga institucionet e Republikës.”, shkroi më tej i pari i Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat