Komuna e Obiliqit ndan subvencione për gratë lehona - Bota Sot
Komuna e Obiliqit ndan subvencione për gratë lehona

Kosova

Komuna e Obiliqit ndan subvencione për gratë lehona

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:01
Vendimi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cilit çdo grua lehonë nga kjo komunë do t’i ndahen nga 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gashi tha se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit.

Postimi i plotë:

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).

Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat