Ambasadori Heldt në Kosovë: Ne do të jemi aty si bashkëbisedues për Hotin dhe qeverinë

Kosova

Ambasadori Heldt në Kosovë: Ne do të jemi aty si bashkëbisedues për Hotin dhe qeverinë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 02:40
Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt

Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, tha se Gjermania do të jetë afër qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, për të shërbyer si bashkëbiseduese në punën serioze të ekzekutivit dhe vendosjen e standardeve.

Këtë deklaratë, ambasadori Heldt e bëri në twitter në ditën kur kryeministri i ri i Kosovës, Avduallh Hoti, e mori zyrtarisht detyrën në krye të ekzekutivit të vendit.

"Kosova ka qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme prej 61 deputetëve. Qeveria e kaluar, me pjesëmarrje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë, luftim të korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë standardet të cilat presim të fillohen”, shkroi ambasadori Heldt, duke theksuar faktin që "Kosova përballet me sfida të mëdha, që lidhen me pasojat e pandemisë Covid-19.

"Ne do të jemi aty si bashkëbisedues për Hotin dhe qeverinë e tij për punë serioze, në agjendën serioze: Dialog të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, pa korrupsion, sundim të ligjit, pa nepotizëm, qeverisje me vendosje të standardeve. Për Kosovën dhe njerëzit e saj”, shkroi ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat