Tahiri bizneseve në Vushtrri: Ose maskat për personelin dhe konsumatorët, ose mbyllje

Kosova

Tahiri bizneseve në Vushtrri: Ose maskat për personelin dhe konsumatorët, ose mbyllje

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:29
Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë njofton se është duke e shqyrtuar mundësinë që ta ndryshojë rregulloren komunale për gjobat mandatorë për të shqiptuar masa për mosmbajtjen e maskës dhe distancës sociale.

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri ka shoqëruar inspektorët sanitar komunal gjatë inspektimit në institucionet publike, marketet, barnatoret dhe bizneset tjera.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se ai ua ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje.

“Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm prandaj kjo na e bënë punën më të lehtë” theksoi Kryetari Tahiri.

“Në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska. Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat