Jashari: Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 granteve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike

Kosova

Jashari: Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 granteve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike

Nga: B.F Më: 28 korrik 2020 Në ora: 17:47
Bekim Jashari dhe Mahmoud Abbas Shaker

Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari sot kan pritur në  takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker.

Ai ka bërë të ditur se kanë  nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 granteve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike, në vlerë totale prej 75.00.00 euro,transmeton “Bota sot”.

Ai eshte shprehur mirënjohës ndaj organizatës për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, me të cilin nënshkruam memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 granteve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike, në vlerë totale prej 75.00.00 euro.

Në kuadër të këtij memorandumi, në bashkëpunim me organizatën, do të dhurojmë 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi ekonomik i familjeve në nevojë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, u shpreha mirënjohës ndaj organizatës për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, duke bërë të ditur se edhe në muajin maj të këtij viti komuna dhe organizata “Qatar Charity “ kemi nënshkruar marrëveshje për hapjen e 39 puseve për ujë̈ të pijshëm në Skenderaj.

Gjatë këtij takimi biseduam edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat