Quni: Nuk është koha që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme - Bota Sot
Quni: Nuk është koha që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosova

Quni: Nuk është koha që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:23
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni thotë se nuk është koha që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Quni është i bindur se situata është nën kontroll dhe ushtria është sektori i fundit të intervenojë.

“Sa do që situata duket jashtë kontrollit ne nuk e vlerësojmë që rolin primarë ta ketë ushtria jemi të bindur se situata është në duart e sigurta”, ka deklaruar Quni.

Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur se nuk kanë pas ndonjë diskutim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Por, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është se ka mbetur krejt jashtë kësaj situate pasi gjatë kohës së karantinimit është kujdesur që t’i asistoj institucioneve të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat