Mot i ndryshueshëm, diell, vranët e shi me shkarkime rrufesh

Kosova

Mot i ndryshueshëm, diell, vranët e shi me shkarkime rrufesh

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik dhe në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjell edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat