Raste të shumta në ORL kur fëmijët gëlltisin gjëra të rrezikshme, drejtori Hajdin Thaqi thirrje prindërve për kujdes

Kosova

Raste të shumta në ORL kur fëmijët gëlltisin gjëra të rrezikshme, drejtori Hajdin Thaqi thirrje prindërve për kujdes

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 19:45
Hajdin Thaqi

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm prindërit ë një fëmije nëntë muajsh të nacionalitet serb ishin drejtuar Klinikës së Otorinolaringologjisë në QKUK për të kërkuar ndihmë pasi që fëmijës së tyre i ka ngecur ën fyt një kokërr fasule.

Drejtori i kësaj klinike, Hajdin Thaqi tha se fëmija ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë, pasi që fasulja kishte filluar të bymehet nga sasia e lëngjeve trupore.

“Fara e fasules është bymyer dhe pothuajse në tersi e ka bllokuar fasulen e djathtë, kështu që fëmija ka funksionuar vetëm me mushkërinë e majtë. Procedura e ndërhyrjes ka qenë me rreziqe, por për fat e gjitha ka kaluar mirë dhe fëmija është jashtëzakonisht mirë. Në konsultë edhe me pediatrin e kemi liruar në shtëpi”, ka deklaruar Hajdin Thaqi.

Thaqi thotë se një raste tjetër vështirë i menaxhueshëm ka qenë kur është paraqitur në klinikë një fëmijë që kishte aspiruar një trup metalik.

“Një fëmijë shtatë muajsh kishte aspiruar një trup metalik. Edhe te ai kemi realizuar ndërhyrje të suksesshme duke shpëtuar jetën e fëmijës.

Drejtori i Otorinolaringologjisë thotë se ka edhe raste të shumta kur intervenimi i mjekëve nuk ka pasur sukses dhe fëmijët kanë humbur jetën për shkak të gëlltitjes së gjësendeve të ndryshme.

Ai apelon tek prindërit që të kenë kujdes me ushqimet dhe objektet e ndryshme sidomos tek moshat pediatrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat