Mbi 110 raste aktive me koronavirus në Vushtrri

Kosova

Mbi 110 raste aktive me koronavirus në Vushtrri

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Deri tani në Komunën e Vushtrrisë janë shënuar gjithsej 741 raste me koronavirus, derisa në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 5 persona.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli,  tha se numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 117.

“Sot janë shëruar edhe 5 persona si dhe janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus”, tha Meholli.

Numri i të shëruarve në Vushtrri ka arritur në 594, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat