KEDS vazhdon me reduktime, nuk tregon arsyet

Kosova

KEDS vazhdon me reduktime, nuk tregon arsyet

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Reduktimet e energjisë elektrike në ditët e fundit janë shpeshtuar. KEDS në përgjithësi këto reduktime po i arsyeton, duke thënë se vendosin kabllot nën tokë.

Por, këtë të mërkurë edhe pse nuk ka njoftuar paraprakisht, në rrugën “Hamëz Jashari” në kryeqytet nga ora 10:00 nuk ka energji elektrike.

Kp ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin, Viktor Buzhala për të kuptuar arsyet e ndërprerjes së rrymës, por që i njëjti nuk është lajmëruar në telefon.

Ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike po u shkakton probleme bizneseve, edhe ashtu të dëmtuara nga pandemia Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat