Tre të shëruar edhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Kosova

Tre të shëruar edhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë shëruar tre persona të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.

Kështu ka bërë të ditur komuna përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Në Komunën e Malishevës, aktualisht janë 21 raste aktive me COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me koronavirus janë prekur 240 persona, prej tyre 197 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 21”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shtabi Komunal që merret me menaxhimin e pandemisë së COVID-19, ju bën thirrje të gjithë qytetareve që të vazhdojnë me zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat