Vihet gurthemeli i mbikalimit në Korreticë të Drenasit

Kosova

Vihet gurthemeli i mbikalimit në Korreticë të Drenasit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:48
Vihet gurthemeli i mbikalimit në Korreticë të Drenasit

Në Korreticë të Drenasit kanë nisur punët për mbikalim. Aty gjatë së mërkurës u vë gurthemeli i mbikalimit, ku mori pjesë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në komunikatën për media nga MI, thuhet se “Me investim të MI-së, banorët së shpejti do të mund të kalojnë përgjatë rrugës nacionale M9, fshati Korroticë e Epërme, në afërsi të Kroit të Mbretit, pa rrezikuar veten dhe pjesëtarët e tjerë në komunikacion”.

Me këtë rast, Abrashi ka thënë se po tregojnë përkushtimin për të krijuar infrastrukturë rrugore e të sigurt.

Ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që të punojnë sipas planit dinamik, me qëllim që projekti të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë.

E kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur mirënjohës vendimit për mbikalimin e që ishte kërkesë e kamotshme e banorëve.

Mbikalimi për këmbësorë në rrugën nacionale M9, përkatësisht në Drenas, kap vlerën rreth 130 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat