Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një destinacion i ri

Kosova

Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një destinacion i ri

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 10:20
ANP ‘Adem Jashari’

Nga data 16 Dhjetor 2020, ANP ‘Adem Jashari’ lidhet edhe me qytetin Karlsruhe/ Baden-Baden me kompanië ajrore Wizz Air e cila është kompani low cost, ka njoftuar zyra për informim e ANP-së.

Pas linjave të suksesshme në aeroportin e Prishtinës si Londra, Dortmundi, Bazelli, Milano, Memingeni, Viena dhe Budapesti, tani më kanë dalë në shitje edhe biletat për destinacionin e tetë me radhë atë të Karlsruhes/Baden Baden.

Një trend i rritjes së fluturime ka filluar hovshëm në destinacionin e Kosovës duke shtuar edhe numrin e udhëtarëve si dhe kompanive të reja që operojnë këtu.

Wizz Air shërben në rreth 140 destinacione në Evropë dhe rreth 40 shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat