Sot dy raste me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot dy raste me Covid-19 në Malishevë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:18
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar dy raste të reja me covid-19, dhe me këtë numri i rasteve aktive shkon në 15 raste.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më tani janë regjistruar 267 raste me covid-19, ku prej tyre 228 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 15 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat