Në Kamenicë fillon fushata kundër “trafikimit të qenieve njerëzore”

Kosova

Në Kamenicë fillon fushata kundër “trafikimit të qenieve njerëzore”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Administratës s; Kamenicës ka hapur fushatën sensibilizuese kundër trafikimit me qenie njerëzore”.

Kjo fushatë e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së popullatës së gjerë, dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit mbi fenomenin në fjalë, ka filluar me mbajtjen e disa aktiviteteve.

Së pari është vizituar Stacioni Policor në Kamenicë, më pas janë zhvilluar takime me nxënës e qytetarë, si dhe janë shpërndarë fletëpalosje lidhur me vetëdijesimin e qytetarëve, për parandalimin e “Trafikimit me Qenie Njerëzore”, me moton “Mos hesht! Bëj diçka”, “NDAL trafikimin me njerëz”.

Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmie Demolli Kastrati, ka thënë se fushata kundër trafikimit me njerëz, e cila ka filluar më 19 tetor, do të zgjasë deri me 18 nëntor.

“Duke e marrë parasysh pandeminë COVID-19, e cila po vazhdon të përhapet, do të mundohemi të japim kontributin në realizimin e aktiviteteve simbolike, në parandalimin dhe mbrojtjen e trafikimit me njerëz”, tha ajo.

Ndryshe, edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë si shembull Komunën e Kamenicës për nisjen e kësaj fushate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat