Berisha mirënjohës GIZ-it për bashkëpunim të projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave

Kosova

Berisha mirënjohës GIZ-it për bashkëpunim të projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:54
Pamje nga takimi

Gjatë 6 viteve të fundit, Komuna e Fushë-Kosovës, ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me GIZ-in në fushën e menaxhimit të mbeturinave për këtë arsye kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha, priti në takim drejtoren ekzekutive të GIZ-it Aleksandra Linden.

Në takim u bisedua për mundësitë e planifikimit më të mirë të sistemit të menaxhimit të mbeturinave, aspekti operacional i menaxhimit të Mbeturinave, Procesin e Minimizimit të Mbeturinave dhe mundësinë e krijimit të një Deponie për mbeturina inorganike.

Në takim përveç bisedave dhe vlerësimit të bashkëpunimit, kryetari Berisha ndau mirënjohje për GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në menaxhimin e çështjeve mjedisore gjatë implementimit të projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat