Drejtoria e Arsimit me projekt për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në institucionet arsimore

Kosova

Drejtoria e Arsimit me projekt për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në institucionet arsimore

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:52
Javën e kaluar, shtrirja e këtij projekti ka filluar me trajnim, ku në këtë fazë janë përfshirë 9 shkolla me gjithsej 74 mësimdhënës

Drejtoria Komunale për Arsim, vitin e kaluar ka fituar projektin “Përmirësimi i ngritjes së kapaciteteve për zhvillim Profesional të Mësimdhënësve” në nivelin arsimor 0-1, klasa përgatitore deri në klasën e pestë, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë për Arsim.

Duke e parë rëndësinë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në ngritjen e cilësisë në arsim, DKA-ja këtë projekt e ka shtrirë në të gjitha institucionet edukativo-arsimore, duke i ndarë në dy faza.

Javën e kaluar, shtrirja e këtij projekti ka filluar me trajnim, ku në këtë fazë janë përfshirë 9 shkolla me gjithsej 74 mësimdhënës.

Shkollat të cilat janë përfshirë në këtë fazë janë: “Azem Bejta”, “Xhevë Lladrovci”, “Shaban Polluzha”, “Mehmet Gradica”, “Zenel Hajdini”, “Dëshmorët e Fortesës”, “Migjeni”, “Bajram Curri” dhe “Halil Bajraktari”.

Programi përmban 5 module; planifikimi për zbatim të kurrikulës, vlerësimi i nxënësve, edukimi gjithëpërfshirës, të menduarit kritik dhe kreativ dhe zbatimi i TIK në mësimdhënie.

Shtrirja e projektit për trajnimin e mësimdhënësve për ngritjen e vazhdueshme profesionale, mbështetet dhe koordinohet nga DKA-ja dhe ekipi i trajnerëve për ngritje profesionale; Arsim Berisha – Koordinator i projektit, Valbona Tahiraj- trajnerë dhe Valdete Berisha-trajnere.

Për përkrahjen profesionale, Drejtoria Komunale e Arsimit, falënderon ekspertin e projektit, Osman Buleshkaj.

Drenasi është komuna e parë e cila e shtrin këtë projekt për të mirën e mësimdhënësve e nxënësve për të përmirësuar cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat