Ngritet aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Kosova

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari i cili ka tentuar t’i vejë flakën veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit E.J., në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin sei pandehuri, më 13 qershor 2020, i shtyrë nga motive të ulëta, si rezultat i mendimeve e qëndrimeve të tij personale, i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimeve në portalin “Jepi zë”, me dashje ka tentuar ti vë flakën veturës së të dëmtuarit Sh.K”.

“I pandehuri E.J., duke e ditur vendndodhjen e veturës së të dëmtuarit,fillimisht e mbush një shishe të plastikës me benzinë, e stërpikë veturën në pjesën e motorit dhe në gomën e parë të veturës, dhe me një letër të ndezur tenton ti vë flakën veturës, por me të dëgjuar alarmin e veturave të policisë ikë nga vendi i ngjarjes, duke mos arritur kështu ta realizojë qëllimin e tij”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat