Covid-19, Haradinaj tregon si do ta stabilizohet gjendja në Kosovë

Kosova

Covid-19, Haradinaj tregon si do ta stabilizohet gjendja në Kosovë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar edhe mënyrën se si po funksionojnë masat e ndërmarra kundër pandemisë.

Sipas Haradinajt, janë ndërmarrë dy masa për të lehtësuar krizën pandemike në ekonominë, ndërkohë që ka shtuar se vijon procesi i testimit të të infektuarve.

“Situata me pandeminë është rënduar në vahzdimësi që nga fillimi i pandemisë. Pasojat janë shëndetësore dhe ekonomike. Kosova ka ndërhyrë dy herë me masa emergjente dhe financiare dedikuar kategorive të prekura. Një masë e parë është marrë në fillimin e pandemisë, ndërsa tani jemi në të dytën dedikuar ekonimsë së qytetarëve që janë prekur nga pasojat ekonomike të pandemisë. Kemi arritur të përgatisimin rimëkëmbjen ekonomike dhe besoj se me këtë veprim do ta stabilizojmë gjendjen në vend.Ka qenë shumë e mundishme për gjithë personelin dhe stafin që është në vijë të parë të frontit non stop. Deri tani testimi është një proces që po vazhdon numrin në rritje të rasteve pozitive.

Gjendja është nën kontroll për shkak se personeli mjekësor po arrin të ofrojë trajtimin bazë që nevojiten në këtë rast për pandeminë. Për disa pacientë është fatale, por është e pashmangshme”, ka thënë Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat