747 persona ndëshkohen për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Kosova

747 persona ndëshkohen për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Policia e Kosovës

Vazhdon të mosrespektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 747 gjoba për mosrepsketim të këtij ligji.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, kishte hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat