Për një ditë në Kosovë shkaktohen 42 aksidente në trafik

Kosova

Për një ditë në Kosovë shkaktohen 42 aksidente në trafik

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:23
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 42 aksidente në trafik.

15 nga këto aksidente ishin me të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale.

Dhjetëra aksidente raportohen për çdo ditë në vend.

Për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 636 gjoba në trafik.

Ndërsa, po ashtu janë shqiptuar edhe 747 gjoba në bazë të Ligjit Covid-19.

Policia gjatë kësaj kohe ka arrestuar edhe 6 persona, nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat