Katër zyrtarë të Obiliqit marrin 3 mijë euro për 15 takime për ndarjen e banesave për të varfërit

Kosova

Katër zyrtarë të Obiliqit marrin 3 mijë euro për 15 takime për ndarjen e banesave për të varfërit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Foto Ilustrim

Katër zyrtarë të Komunës së Obiliqit, anëtarë të Komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të së drejtës në banim për familjet me asistencë sociale, kanë marrë 3 mijë euro nga komuna, për mbledhjet që i kanë mbajtur.

Në urdhëresën për pagesën e këtyre mjeteve që mban nënshkrimin e Xhafer Tahirit, kryetarit të Obiliqit, specifikohet se secili nga katër zyrtarët i ka marrë nga 750 euro. Vetëm një mbledhje është llogaritur në koston e 50 eurove.

“Nga ju kërkojmë që t’i lejoni mjetet në shumën prej 3.000.00€ (15 takime nga 50.00€ – 3,000.00€ x 4 – 3.000.000 € për pagesen e mëditjeve për muajin tetor dhe nëntor/2020”, thuhet ndër tjerash në dokumentin e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme të Komunës.

Image

Këtë dokument e ka publikuar të shtunën mbrëma, Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Mirëpo, pak minuta pas orës 23:54, Prestreshi i ka rënë pishman dhe e ka fshirë postimin, ku bënte pyetje zyrtarëve të Obiliqit se pse po ia fyejnë inteligjencën me këto pagesa.

ImageAktualisht, Komuna e Obiliqit udhëhiqet nga Xhafer Gashi i AAK’së, i cili është në krye të qytetit prej vitit 2013, kur pushtetin e kishte pasur LDK’ja.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat