Podujevë: 36 të vdekur dhe 456 raste aktive me koronavirus

Kosova

Podujevë: 36 të vdekur dhe 456 raste aktive me koronavirus

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Të dielën janë konfirmuar 3 raste të reja me virusin korona në Komunën e Podujevës.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dy prej tyre janë nga qyteti dhe njëri rast është në fshatin Dumosh.

Si pasojë e rritjes së lakores më të infektuar, tashmë Komuna e Podujevës gjendet në zonën e kuqe.

Aktualisht në këtë komunë janë mbi 450 raste aktive. Këtë e ka konfirmuar edhe epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bedrie Rama.

“Sot i kemi pasur tri raste pozitive me COVID-19 në Podujevë: Aktualisht në të komunë aktivë janë edhe 456 qytetarë. Ndërkaq, numri i rasteve me fatalitet ka arritur në 36”, ka thënë Rama.

Epidemiologia e vetme në Podujevë ka thënë  se edhe 135 qytetarë janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në rreth 2 mijë. Ndërkaq, janë raportuar 36 viktima, derisa rreth 1.236 pacientë janë shpallur të shëruar.

Si pasojë e rritjes së të infektuarve, Qeveria e Kosovës ka thënë se masat e vendosura javë më parë të mbeten në fuqi edhe për disa javë të tjera.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, ku bënë pjesë edhe Podujeva.

Në këto komunë, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 468 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.314 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 19 viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 683 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13.195.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 42.805 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.106 pacientë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat