Ministria arsyeton licencimi i “Kelkos” për hidrocentrale, por deputetët ngrisin dyshime për shkelje ligjore

Kosova

Ministria arsyeton licencimi i “Kelkos” për hidrocentrale, por deputetët ngrisin dyshime për shkelje ligjore

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Pamje nga mbledhja e Komisionit

Drejtori i Autoritetit të rajonit të pellgjeve lumore në Ministrinë e Ekonomisë, Gani Berisha ka arsyetuar lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë "Kelkos Energy".

Ai gjatë raportimit të sotëm në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve tha se palët kanë aplikuar në vitin 2012 për marrjen e lejen ujore.

E kjo e fundit sipas tij është më e favorshme sesa koncesioni i përbashkët me kompaninë.

“Çdo zhvillim që bëhet nga dëmtim dhe degradim të mjedisit, por kur shikohen rrethanat përvojat e vendeve të zhvilluara atëherë gjithë procesi është brenda suazave të menaxhueshme dhe kontrollueshme”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu tha se vendimi është marrë në përputhje me direktivat evropiane dhe se projektet e “Kelkosit” janë projekte që do të shqyrtohen rast pas rasti.

E deputetët ngritën dyshime se lëshimi i kësaj leje mund të ketë shkelje ligjore, që të cilën e mohuan dy zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat