Kjo komunë ndihmon me nga 150-350 euro qytetarët e infektuar me Covid-19

Kosova

Kjo komunë ndihmon me nga 150-350 euro qytetarët e infektuar me Covid-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që t’i ndajë nga 150 deri 350 euro ndihmë për qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me coronavirus.

Në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë thuhet se me iniciativë të asamblistit Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro.

Kjo ndihmë financiar do të ndahet edhe për familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19.

“Partia Demokratike e Kosovës dhe grupi i asamblistëve falënderon të gjitha subjektet politike në Vushtrri për mbështetjen e kësaj iniciative”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat