Kreu i Vushtrrisë tregon se cilat kategori i fitojnë nga 300 euro

Kosova

Kreu i Vushtrrisë tregon se cilat kategori i fitojnë nga 300 euro

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Xhafer Tahiri

Në Komunën e Vushtrrisë sot është marrë vendim që të përkrahen financiarisht të gjithë të prekurit me COVID 19.

Kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes Facebook’ut ka dhënë detaje se cilat kategori do të përkrahen.

“Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 Euro, për të prekurit me Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë. Nga ky vendim përfitojnë vetëm: -familjet me asistencë sociale, – familjet që nuk kanë të ardhura dhe – familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore”, thotë ai, duke bërë të ditur se shuma e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.

“Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës. Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e saj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat