Kjo është mosha e 14 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Kosova

Kjo është mosha e 14 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Ka arritur në 1 mijë e 120 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi edhe 14 persona, kështu duke e çuar në 1 mijë e 120 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas IKSHPK-së, më së shumti viktima janë regjistruar në Komunën e Gjakovës në 24 orët e fundit, përderisa mosha e viktimave është nga 36 deri në 79 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat