Sot në Malishevë, 1 i shëruar, 1 i vdekur dhe 2 raste të reja me Covid-19

Kosova

Sot në Malishevë, 1 i shëruar, 1 i vdekur dhe 2 raste të reja me Covid-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, një ka vdekur dhe janë regjistruar dy raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Rastet e reja vijnë nga fshatrat Bubavec dhe Berishë, ndërsa numri i rasteve aktive është 93.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, të prekur me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 477 persona, prej tyre 355 janë shëruar, 29 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 93 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat