Tahiri: I kemi bërë disa punë në qeveri, Meliza, Blerimi, Selimi, pak edhe unë

Kosova

Tahiri: I kemi bërë disa punë në qeveri, Meliza, Blerimi, Selimi, pak edhe unë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Besnik Tahiri

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka lavdëruar punën e ministrave të AAK-së në qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se personalisht por edhe ministrat tjera kanë bërë disa punë.

“I kemi bërë disa punë, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi, pak edhe unë”, ka thënë Tahiri.

Kurse për gjendjen aktuale të AAK-së ai ka thënë se qëndron mirë.

“E kemi një bazë të mirë, do prurje, dalim realisht goxha mirë”, tha ai.

Kurse sa i përket mundësisë së koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme plenare, Tahiri ka thënë se për koalicione herët është me fol tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat