Qerkini lutje Qeverisë dhe Kuvendit: Në dialog të përfshihet çështja e të pagjeturve

Kosova

Qerkini lutje Qeverisë dhe Kuvendit: Në dialog të përfshihet çështja e të pagjeturve

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Bajrami Qerkini

Bajrami Qerkini nga Shoqata “Zëri i Prindërve” ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bindet që të bëhet më shumë që Serbia t’i kthejë trupat e personave të zhdukur.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve dhe Gjenocidit, ai ka thënë se në dialogun në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshihet edhe kjo temë.

“Është e rëndë për çdo njeri, për më së shumti për ju që jeni në fotele që ua kemi dhënë votën dhe duhet të ndiheni sikurse ne” e ka nisur fjalën e tij Qerkini në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka folur edhe për mbi një mijë të vrarë në luftën e fundit.

“Vallë ata ishin që bënin terrorizëm, mbi një mijë fëmijë?! Edhe 162 persona janë të zhdukur nga Mitrovica, tetë fëmijë janë nënë tetë vjet. Edhe ata e kundërshtuan regjimin e Serbisë? Nëse jemi njerëz dhe kuptohemi si familjar gjenocidit ka qenë i hapur. Në popullin tonë përveç për tokë që kanë bërë gjithçka, gjenocid të rëndë është përcjell edhe nga satelitët”, ka thënë Qerkini.

“Nuk ka asgjë që nuk duhet se çfarë ka bërë Serbia në Republikën e Kosovës. Po bëhen 21 vjet dhe nuk po mundemi ta bindim bashkësinë ndërkombëtare apo udhëheqësit tanë se nuk ka më bisedime derisa nuk e vënë letrën dhe nuk thonë “ja ku janë””.

“Kush duhet të ballafaqohet dhe të ju ndalë në këtë turp kur edhe sot na shpallë luftë Serbia. Nuk po e dini çfarë na ka ndodhur. Biseda për persona të pagjetur do forcë prej miqve që na kanë çliruar. Lutje, në dialog të përfshihen të pagjeturit. Kemi biseduar mjaft”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat