Komuna e Preshevës nuk do të dekorohet sivjet, mjetet shkojnë për fëmijët jetim dhe nënat vetmbajtëse

Kosova

Komuna e Preshevës nuk do të dekorohet sivjet, mjetet shkojnë për fëmijët jetim dhe nënat vetmbajtëse

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:34
Komuna e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se sivjet nuk do të ketë dekorime për festat e fundvitit.

Ai ka thënë se mjetet e dedikuara për këtë punë do të shkojnë për një drejtim tjetër.

Postimi i plotë: 

Kemi vendosur që këtë vit mos të dekorohet qyteti si vitet e tjera dhe mjetet e parapara për dekorimin e qytetit për festën e vitit të ri t’ua dedikojmë fëmijëve jetim dhe nënave vetmbajtëse, ku do ti sigurojmë pako ushqimore dhe higjienike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat