Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi QKMF-së në Podujevë dy aparate për prodhim të oksigjenit

Kosova

Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi QKMF-së në Podujevë dy aparate për prodhim të oksigjenit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, me ç’rast nga Fondacioni “Labinot Tahiri” Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, ia ka dhuruar dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.

Me rastin e dorëzimit të donacionit, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e falënderoi humanistin Tahiri për aparatet e dhuruara, për të cilat tha se janë shumë të nevojshme për QKMF-në, duke pasur parasysh situatën pandemike me Covid-19, në të cilën ndodhemi.

“Falënderoj Fondacionin ‘Labinot Tahiri’ për këtë donacion, të mirëseardhur për ne, bazuar në situatën me pandeminë që e kemi në komunën tonë. Ne zotohemi për bashkëpunim edhe me institucione të tjera më qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë”, tha kryetari Bulliqi.

Kryetari Bulliqi tha se edhe ne si komunë do t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm për të përmirësuar furnizimin dhe për t’i krijuar kushtet për shërbime sa më të mira për pacientë.

Ndërsa, udhëheqësi i fondacionit, Labinot Tahiri, premtoi vazhdimin e përkrahjes për Komunën e Podujevës, në mënyrë që të ndihmohet sektori i shëndetësisë në këto kohë të vështira. Ai premtoi që fondacioni i tij javët në vijim do të dhurojë edhe një autoambulancë për QKMF-në në Podujevë.

Gjatë vizitës, humanisti Tahiri ka zhvilluar takim me kryetarin Bulliqi, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrë së Kryetarit të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat