Historia se si u kidnapua mbesa dhe u tentua të largohet nga Kosova

Kosova

Historia se si u kidnapua mbesa dhe u tentua të largohet nga Kosova

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Plemetin

Mes banorëve të kësaj lagje në Plemetin jeton edhe një grua me vajzën e saj.

Pas vdekjes së bashkëshortit, vajza e saj 3 vjeçare ishte ngushëllimi i vetëm që gjente gruaja e komunitetit rom.

Por të enjten pa pëlqimin e saj, nënës iu mor vajza dhe e njëjta në shoqërinë e dy anëtareve të familjes u nis për në Serbi.

Gjyshërit e vajzës tre vjeçare, deri në kufi shkuan me një taksi me targa të Serbisë.

Por në këtë vend ata u ndalën nga policia e Kosovës pasi autoritetet kuptuan se gjyshërit nuk kishin autorizim për fëmijën, apo kujdestari për të.

Më pas policia e kthyen të dyshuarit në Obiliq.

Fëmijën ia kthyen nënës kurse ndaj gjyshërve nisën procedurat hetimore.

Nga stacioni policor në komunën e Obiliqit nuk kanë pranuar të japin detaje për këtë rast, por që kanë treguar që tani më lënda është kompletuar, dhe se tani ky rast ka kaluar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, gruaja që i takon komunitet rom, tani më po vazhdon të jetojë me vajzën e saj në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Ndërsa, gjatë qendrimit të televizionit në këtë fshat, fqinjët por edhe banorët tjerë të kësaj zone nuk ishin në dijeni për këtë ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat