I ndërprehet pensioni i invalidit 43-vjeçares në karrocë — Burimi i vetëm i të ardhurave në familje

Kosova

I ndërprehet pensioni i invalidit 43-vjeçares në karrocë — Burimi i vetëm i të ardhurave në familje

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:08
Nazmije Pacolli

Familjarët thonë se nuk kanë të ardhura tjera, tash e tre muaj Fatimja nuk mori pension.

Gjatë gjithë kohës duhet të kujdeset për të.

Kjo pasi që motra e saj nuk mund të lëvizë as një minutë pa karrocën e saj.

Megjithë vështirësitë, Nazmije Pacolli, motrën e saj Fatimen e dërgon tash e tre muaj, në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.

Komisioni në këtë institucion i ka ndëprerë pensionin invalidor 43 vjeçares, e cila këto mjete i merr që nga viti 2003 për shkak të mos aftësisë për punë.

Pensioni invalidor i është mundësuar pasi që profesionistët shëndetësor kanë dhënë vlerësimin për gjendjen e saj.

E përvec motrës ajo duhet të kujdeset edhe për nënën 85 vjeçare.

Ajo rrëfen se ishte lënduar duke u kujdesur për të bijën e sëmurë.

Sipas Ismetes, në një rast drejtori i Qendrës kishte kërkuar të largohen nga ky institucion, teksa kërkon informata pse i është ndërprerë pensioni.

Nëna e Fatimes shton se të ardhurat e vetme janë 90 eurot e pensionit të pleqërisë që merr ajo.

Për disa ditë, Televizioni ka provuar të kontaktojë me drejtorin e kësaj qendre, por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Informata për këtë rast nuk kanë dhënë as nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat