Meliza Haradinaj reagon për varrimin e gruas serbe nga BIK-u në Prishtinë

Kosova

Meliza Haradinaj reagon për varrimin e gruas serbe nga BIK-u në Prishtinë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Meliza Haradinaj-Stublla

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë organizimin e varrimit të një gruaje serbe që vdiq sot në Shtëpinë e Pleqve, e e cila nuk e kishte asnjë familjar apo dikë të afërt që ta bënte një gjë të tillë.

Për këtë veprim të BIK-ut njoftoi pak më herët kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, teksa kjo ka nxitur edhe reagimin të ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj.

Kjo e fundit me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se ky akt dëshmon harmoninë e vërtetë ndërfetare dhe ndëretnike e cila gjithmonë ekziston në Kosovë.

“Njoftimi i kryetarit të Komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për bashkë-organizimin me Bashkësinë Islame të Kosovës për ceremoninë e varrimit të një gruaje me nacionalitet serb, e cila vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, dëshmon harmoninë e vërtetë ndër-etnike dhe ndër-fetare, e cila gjithmonë ekziston në Kosovë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat