Shpend Ahmeti tha se Bashkësia Islame ndihmoi, vazhdon debati për varrimin e të moshuarës serbe

Kosova

Shpend Ahmeti tha se Bashkësia Islame ndihmoi, vazhdon debati për varrimin e të moshuarës serbe

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Graqanicë

Anëtarja e Listës Serbë në komunën e Graqanicës, Snezana Jovanoviq, me varrimin e të moshuarës serbe serbe, kundërshton deklaratat që ka dhënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Unë jam anëtare e Listës Serbe në Komunën e Graçanicës dhe kam organizuar varrimin e Radmila Zariq së bashku me priftin e Prishtinës Stanis Arsic”, ka thënë Jovanoviq.

Ajo ka bërë të ditur se Radmila Zaric (1940-2020) jetonte në Gllogovc dhe është me origjinë nga Mali i Zi dhe ditët e saj të fundit i kaloi në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Sipas Jovanovic plaka vdiq në Shtëpinë e të Moshuarve dhe se ajo organizoi varrimin me priftin Stanis Arsic dhe jo Spend Ahmeti.

“Pas varrimit të Radmila Zariq, Shpend Ahmeti njoftoi në profilin e tij në Facebook se Komuna e Prishtinës organizoi varrimin pa praninë e një prifti, gjë që është absolutisht e pavërtetë. Është e turpshme dhe e pasjellshme që Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti po gënjen dhe po mbledh pikë politike për vdekjen e një gruaje Serbe. Ashtë për të ardhur keq që publiku po gënjen ashtu, dhe unë iu përgjigja në Facebook se po gënjyen dhe dërgova pamjet e varrimit”, ka thënë Jovanovic.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar të shtunën mbrëma duke thënë se varrimi nuk është kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë.

“Shtëpia e Pëlqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunën e Gracanices, ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkësinë Islame qe nuk janë marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se publikimi ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizatorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat