Zafir Berisha: Kosova nuk është çiflig i askujt

Kosova

Zafir Berisha: Kosova nuk është çiflig i askujt

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Zafir Berisha

Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka kritikuar politikëbërjen në Kosovës.

Berisha tha se logjika e “kompromisit” është mentalitet provincial, duke shtuar se Kosova është e pronë e qytetarëve dhe jo e politikanëve.

Postimi i plotë i Berishës:

Mentaliteti provincial i politikëbërjes në Kosovë me imponimin e logjikës që “kompromisi” është si them unë, po vazhdon të na kushtoj si shoqëri!

Historia nuk shkruhet sot çka ka ndodhur dje,

Fjalët: Kosova mbi të gjitha!

Veprimet: interesi personal dhe partiak mbi të gjitha!

Disa edhe me misione nga padronët e vjetër duke i bërë “lavazh trurit” atyre që ora ju ka ndaluar me 1999, e produktit të pas luftës duke ju thënë se historia më e re e Kosovës është film “fantastiko-shkencor”!

Historia e Kosovës nuk fillon dhe as nuk përfundon me gjeneratën tonë, ne vetëm mundemi me lënë ndonjë gjurmë nëse mundemi dhe nëse dimë, asgjë tjetër.

Kosova nuk është çiflig i askujt, por është pronë e qytetarëve të saj.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat