Pas tri javësh përballje, Ferid Agani fiton betejën me COVID-in

Kosova

Pas tri javësh përballje, Ferid Agani fiton betejën me COVID-in

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 21:36
Ferid Agani

Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, përmes një postimi në FB ka thënë se ka arritur ta fitojë betejën me COVID-19.

Ai ka treguar se pas tri javë është ballafaquar me këtë virus, të cilën e quan sprovë serioze shëndetësore.

Ky është postimi i tij:

Të dashur familjarë, miq, dhe dashamirë,

Pas tri javësh përballje me virusin Covid 19, me lehtësim ju informojë se arritëm që së bashku me bashkëshorten, nipin e dhëndrrin ta tejkalojmë këtë sprovë serioze shëndetësore.

Më lejoni që me këtë rast të falenderojë çdonjërin prej jush për urimet dhe lutjet të cilat më kanë shoqëruar gjatë tërë kohës së trajtimit. Zoti i Madhërishëm ju shpërbleftë dhe nderoftë për këtë kujdes fisnik e unë ua kthefsha për të mirë.

Ju përshëndes me falenderimet më të përzemërta dhe urimet për shëndet të plotë e mirëqenie në familjet tuaja.

Me shumë respekt,

Ferid Agani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat