Digjet vetura dhe kamioni në Vushtrri

Kosova

Digjet vetura dhe kamioni në Vushtrri

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një qytetari nga Vushtrria i është përfshirë nga zjarri një kamion dhe një veturë të cilat ishin pronë e tij.

Rasti ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit, teksa ai ka thënë në Polici se të dyja ishin të parkuara në parking.

Pas këtij rasti Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin të vetura, ndërsa fatkeqësisht kamioni është djegur në tërësi.

Burimet e Sinjalit brenda Zjarrfikësve thonë se përpos dëmve materiale, nuk kanë hasur në person të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat